Flash

Psg-Neymar, zbulohet kontrata e çmendur: gjysmë miliardë euro!

Lapsi.al 5 September 2021
Psg-Neymar, zbulohet kontrata e çmendur: gjysmë miliardë euro!

Neymar i ka kushtuar PSG-së gjysmë miliardë euro. Kjo shifër e jashtëzakonshme u zbulua ekskluzivisht nga "El Mundo" duke publikuar në internet kontratën që braziliani nënshkroi me klubin francez në vitin 2017, kohë kur u transferua nga Barcelona për rekordin e një futbollisti.

Për të qenë të saktë, PSG ka paguar 489,228,117 euro mes kartonit të futbollistit dhe pagës. Kontrata, e datës 3 gusht 2017, parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43,334,400 € për pesë sezone. Përveç kësaj, u shtua një e gjashta për të cilën ai mori shumën prej 50,556,117 nëse qëndronte në klub, si bonus. E gjithë kjo shumë, së bashku me klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 222 milion euro, e çuan operacionin në pothuajse 490 milion euro.

"El Mundo" ka shtuar gjithashtu se rinovimi i lojtarit deri në vitin 2025 është mbyllur në kushte ekonomike të ngjashme me ato të vitit të tij të fundit të kontratës së mëparshme dhe se lojtari i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit të lidhura me Psg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI