Flash

Video/ Broja nuk i mban dot lotët pas golit të parë kuqezi: "Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen"

Lapsi.al 5 September 2021
Video/ Broja nuk i mban dot lotët pas golit të parë kuqezi:

Një gol çlirues ai i shënuar në minutën e 86 nga Armando Broja, që i dha fund momenteve jo, duke iu përgjigjur edhe kritikave të një dite më parë të teknikut Edoardo Reja e duke i dhënë fitoren historike Shqipërisë: “Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë", tha lojtari i Southampton.

Emocionet në fërshëllimën e fundit kanë mbytur sulmuesin shkodran 19 vjecar, që shpërtheu në lot, i inkurajuar nga shokët e skuadrës. Një gol historik ai i Brojës, pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje mes tyre: "Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin", përfundoi Broja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI