Flash

Boksier, para se të ishte aktor e ortak i PSG: edhe sporti përlotet për humbjen e Jean-Paul Belmondo

Lapsi.al 6 September 2021
Boksier, para se të ishte aktor e ortak i PSG: edhe sporti përlotet

Franca dhe e gjithë bota lotojnë për ndarjen nga jeta të Jean-Paul Belmondo, një nga aktorët simbolikë të Nouvelle Vague. Bebel, siç e kishte nofkën, ishte gjithashtu një dashamirës i madh i sportit. Në vitet 1960, para se t'i dedikohej aktrimit, ai filloi një karrierë si boksier. Në vitet 1970 ai u bë ortak i PSG-së së porsakrijuar dhe gjithashtu mbajti për pak kohë rolin e zv/presidentit.

Belmondo i detyrohet pikërisht boksimit hundën e tij të shtypur, një tipar karakteristik i pangatërrueshëm në karrierën e tij legjendare të aktrimit, që e ka parë atë të angazhuar më së shumti në rolet e një keqbërësi ose një polici simpatik dhe me zemër të mirë.

Përvoja e tij e shkurtër në botën e futbollit daton në fillim të viteve 1970, kur PSG lindi nga bashkimi i C.A. Paris dhe Racing Club. Aktori u bashkua si ortak së bashku me miqtë e tij të atëhershëm Daniel Hechter, Francesco Borelli dhe Jacky Bloch, por u largua pas një kohe të shkurtër për shkak të papajtueshmërisë me angazhimet e tij në botën e kinemasë, duke mbetur gjithmonë një tifoz i madh i parizienëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI