Flash

Brazil-Argjentinë, shkohet drejt 0-3 në tavolinë, Messi: "Ishim këtu prej tre ditësh"

Lapsi.al 6 September 2021
Brazil-Argjentinë, shkohet drejt 0-3 në tavolinë, Messi:

E mbushur me polemika ndeshja surreale e mbrëmjes së djeshme, Brazil-Argjentinë në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja në nivel sportiv: FIFA është thirrur të menaxhojë cështjen e nxehtë dhe të vendosë nëse do ta përsërisë ndeshjen, nëse do të vazhdojë me një humbje në tavolinë dhe të nisë me dënimet. Conmebol e ka nxjerrë veten jashtë, duke lënë gjithçka në duart e organit më të lartë të futbollit në botë, i cili, megjithatë, i ka duart të lidhura në nivelin kalendarik.

Policia sulmoi fushën pas 5’ e Brazil-Argjentinë u pezullua. Siç kujton O Globo, "me të gjitha shtyrjet e pandemisë, thjesht nuk ka një datë të qartë për të përshtatur një përsëritje të Brazilit-Argjentinë". Është gjithashtu e pamundur të luhet përsëri në orët e ardhshme: argjentinasit tashmë janë larguar nga Brazili dhe të enjten në mbrëmje të dy ekipet kombëtare do të luajnë kundër Bolivisë dhe Perusë. Do të ishte gjithashtu e rrezikshme në nivel nervash e kjo kuptohet nga fjalët e Messit, të kapura nga kamerat mbrëmë: "Më dëgjoni, ne kemi qenë këtu prej 3 ditësh dhe ata pritën që loja të fillonte për të na thënë që ne nuk mund të luanim?".

Kjo është arsyeja pse hipoteza e parë, ajo e shtyrjes së ndeshjes të pezulluar dje, është më pak e mundshme. Kështu, po shkohet drejt një disfate të paracaktuar për Brazilin, që gjithashtu rrezikon sanksione të mëtejshme, nga skualifikimi i fushës deri në ndalimin e ndeshjeve në shtëpi për sfidat e mbetura kualifikuese për botërorin. Kjo, pa marrë parasysh betejën e parashikueshme në nivelin e gjykatave që do të shpërthejë: është e vështirë për Brazilin të pranojë një humbje në tavolinë, po aq e vështirë për Argjentinën të pranojë zgjidhje të tjera që nuk përfshijnë tre pikët automatike.

Ndërkohë, në të dy vendet tashmë ka një luftë në gazeta: nëse Olè titullon "Brazili kampion bote për budallallëqe", në vendin e verdhejeshilëve fokusi është në faktin se "argjentinasit nuk respektojnë rregullat".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI