Flash

Dramë në Angli: futbollisti 17 vjeçar humb jetën në fushë pas infarktit

Lapsi.al 6 September 2021
Dramë në Angli: futbollisti 17 vjeçar humb jetën në

Futbollisti 17 vjeçar i West Brigford Colts, Dylan Rich, humbi jetën pasi pësoi një infarkt gjatë një ndeshje të FA Youth Cup. Djaloshi u dërgua në spital të enjten mbrëma pasi u shemb përtokë gjatë ndeshjes mes West Bridgford Colts dhe Boston United, që po zhvillohej në Nottinghamshire.

West Bridgford Colts në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se vdekja e tij "i la të gjithë në klubin tonë të shkatërruar dhe zemërthyer. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për prindërit, familjen, miqtë dhe shokët e tij të skuadrës", lexohet akoma në komunikatën e klubit -. "Klubi do t'i japë të gjithë mbështetjen e mundshme atyre lojtarëve dhe drejtuesve të klubit të prekur nga kjo ngjarje tragjike, por tani për tani nuk ka fjalë të tjera të mundshme dhe ne i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë tepër të vështirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI