Flash

FIFA nis hetimin për Brazil-Argjentinë: 4 argjentinas akuzohen për "falsitet ideologjik"

Lapsi.al 6 September 2021
FIFA nis hetimin për Brazil-Argjentinë: 4 argjentinas akuzohen

FIFA ka filluar një hetim mbi ngjarjet e Brazil-Argjentinë, me raportet e para tashmë të shqyrtuara nga organet e saj disiplinore. FIFA-s, nënvizohet në një shënim, "i vjen keq për skenat që i paraprinë pezullimit të ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset e Conmebol për Kupën e Botës 2022, që pengoi miliona tifozë të shijojnë një ndeshje mes dy prej kombëtareve më të rëndësishme të futbollit në botë". "Raportet e para zyrtare të ndeshjes janë dërguar" në FIFA dhe "ky informacion do të analizohet nga organet disiplinore kompetente dhe një vendim do të merret në kohën e duhur".

KATËR LOJTARËT ARGJENTINAS PO HETOHEN

Katër lojtarët argjentinas që nuk respektuan karantinën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po hetohen nga policia federale braziliane për flasitet ideologjik: kjo u njoftua nga GloboNeës, sipas së cilës hetimi kundër Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso është hapur dje. Të katër do të hetohen gjithashtu për mosrespektimin e rregullave shëndetësore. Policia theksoi se lojtarët dhe stafi teknik i kombëtares argjentinase e dinin se nuk mund të dilnin në fushë dje kundër Brazilit, në ndeshjen e pezulluar pas 5 minutash lojë.

FEDERATA BRAZILIANE: "TË HABITUR NGA MËNYRA"

"CBF respekton protokollet shëndetësore në tërësinë e saj, por u befasua nga veprimi i ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit sepse mund të kishte ushtruar aktivitetin e saj në një mënyrë shumë më të përshtatshme dhe ditë para ndeshjes. CBF thekson se askush nuk ndërhyri mbi protokollin shëndetësor të krijuar nga autoritetet braziliane për hyrjen e njerëzve në vend. CBF rithekson zhgënjimin e saj për ngjarjet dhe pret vendimin e CONMEBOL dhe FIFA mbi ndeshjen".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI