Flash

Grusht shteti në Guine: Maroku largohet nga vendi pas orësh paniku në hotel

Lapsi.al 6 September 2021
Grusht shteti në Guine: Maroku largohet nga vendi pas orësh paniku

Ekipi kombëtar i futbollit të Marokut, që kishte mbetur i bllokuar në një hotel në Conakry gjatë grushtit të shtetit, arriti të largohej nga Guinea në orët e vona të mbrëmjes. Maroku do të përballej nesër me Guinenë në kualifikuesen për Kupën e Botës 2022. Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Marokut, Mohamed Makrouf, i tha AFP se lojtarët "kanë hipur në një aeroplan dhe po kthehen në Marok". Në një deklaratë, FIFA deklaroi se ndeshja do të shtyhet "për të siguruar sigurinë e të gjithë lojtarëve dhe për të mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes".

Në fillim u mendua se të luhej ndeshja në Marok, duke këmbyer ndeshjet në shtëpi me atë në transfertë do të mbrohej kalendari, por situata në Guinea është më delikate nga sa pritej.

Nëse kombëtarja marokene, ku luan Achraff Hakimi, arriti të largohej nga Guinea në mbrëmje, të bllokuar në hotel janë ende ata të përfaqësueses vendase. Ndër ta edhe Amadou Diaëara, që ka mbetur peng i grushtit të shtetit të orëve të fundit, që përmbysi qeverinë e i dha fuqinë forcave ushtarake: mesfushori i Romës, bashkë më shokët e kombëtares është i izoluar në hotel. Lojtarët guineanë tani preësin që situata në aeroport të zhbllokohet për të mundur të marrin fluturimin e parë të mundshëm e të largohen nga vendi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI