Flash

Ish-futbollisti i Francës ndahet nga jeta pas 39 vjetësh në koma: mbrojtësi nuk u zgjua më pas gabimit me anestezinë

Lapsi.al 6 September 2021
Ish-futbollisti i Francës ndahet nga jeta pas 39 vjetësh në koma:

Bota franceze e futbollit është në zi. Jean-Pierre Adams, ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të Francës, me të cilën luajti 22 herë, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, pasi kaloi 39 vjet në koma. Futbollisti me origjinë senegaleze, i cili iu nënshtrua një operacioni rutinë të gjurit më 17 mars 1982, nuk u zgjua kurrë pas një gabimi me anestezinë në spitalin e Lyonit. Adams ndërroi jetë sot në spitalin universitar të Nimes.

"Çdo gjë është në rregull, jam në gjendje të shkëlqyer" ishin fjalët e tij të fundit drejtuar gruas së tij Bernadette, e cila ishte gjithë kohën pranë tij në mëngjesin e operacionit për një këputje të tendinës së gjurit. Në dyshe me Marius Trésor, Adams bëri historinë e Bleus: të dy formuan në vitet 70’ të famshmen Garde Noire, gardën e zezë. Nimes, Nice dhe më pas Paris Saint-Germain ishin klubet e karrierës së tij të futbollit: në kohën e operacionit tragjik, 34-vjeçari po ndiqte një kurs për trajner në Dijon.

Adams mund të merrte frymë vete, pa ndihmën e një makinerie, por ishte i paaftë për pothuajse të gjitha lëvizjet e vullnetshme, por ishte në gjendje të hante ushqim dhe të hapte e mbyllte sytë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI