Flash

Ushtria arreston presidentin e Guinesë

Lapsi.al 6 September 2021
Ushtria arreston presidentin e Guinesë

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë. Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij është shpallur e pavlefshme, tha koloneli i ushtrisë, Mamadi Doumbouya.

“Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu. Do t’ua besojmë njerëzve”, tha ai.

Conde, 83 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë. Popullariteti i tij ka rënë prejse ka kërkuar mandatin e tretë, vitin e kaluar. Para se Conde të arrestohej, kishte disa orë të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial. Junta më vonë lëshoi një deklaratë, duke thënë se Conde është në kontakt me mjekët e tij, por nuk dha ndonjë afat kohor për lirimin e tij.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI