Flash

Video/ Kumbulla 'harron' gafat e Polonisë: "Dëshira jonë është të shkojmë në play-off"

Lapsi.al 6 September 2021
Video/ Kumbulla 'harron' gafat e Polonisë: "Dëshira

Pas një performance për tu harruar në Varshavë kundër Polonisë, Marash Kumbulla nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë. “Jam shumë i lumtur që mbrëmë fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj se përveç dy rasteve që pati kundërshtari mbrëmë paraqitja ishte në favorin tonë - tha mbrojtësi i Romës -. Normale rezultati në Poloni tregon që nuk kemi bërë paraqitje të mirë ndaj Polonisë, por jam i lumtur për ndeshjen e djeshme. Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë këtu".

I mësuar të luajë në krah Gjimshitit e Ismajlit, mbrojtësi kuqezi është i hapur për këdo që tekniku do ti vendosë në krahë, për ndeshjen me San Marinon: "Nuk kam problem të luaj me këdo që zgjedh trajneri. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është të jesh pjesë e ekipit kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin" - u shpreh Kumbulla, që thotë hapur objektivin për të marrë vendin e dytë të Grupit I -. Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off".

https://youtu.be/uDoXz0tYVv4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI