Flash

Abrashi nuk ia del, për Çikalleshin vendoset nesër: Trashi e Balaj rikuperojnë

Lapsi.al 7 September 2021
Abrashi nuk ia del, për Çikalleshin vendoset nesër: Trashi e

Ndeshja me San Marinon është vërtetë ajo më e thjeshta ndër tre të shtatorit, por situata e lojtarëve nuk është ajo më e mira. Është e kuptueshme që tre ndeshje në 7 ditë do të kishin pasoja mbi fizikun e lojtarëve, por lajmi i mirë për Rejan është rikthimi nga skualifikimi i Manajt, Hysajt e Bares, që "kanë pushuar dhe janë gati për ndeshjen", sic konstatoi tekniku në konferencën për shtyp. Gjithësesi, italiani ka motiv të shqetësohet, sepse Cikalleshi, titullari më i pazëvendësueshëm për të, vuan një ngërc muskular dhe është në dyshim të fortë për San Marinon.

Sulmuesi që shënoi golin e vetëm në Poloni dhe humbi sfidën me Hungarinë, është stërvitur individualisht në seancën e djeshme, duke bërë vetëm vrap e streching, ndërsa me top punoi vetëm në seancën e sotme. Për qendrën Reja do të vendosë vetëm nesër, por nëse Cikalleshi vazhdon të ndjejë dhimbje italiani nuk do ta rrezikojë. Kjo edhe për faktin se Balaj ka rikuperuar dëmtimin e lehtë që e shqetësoi pas ndeshjes me hungarezët e Manaj është sërisht në dispozicion, pa harruar Brojën që shënoi golin fitues e Uzunin, që vazhdon të tregojë një super-formë.

Edhe Trashi ka rikuperuar dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion, edhe pse Roshi e ka kaluar në hierarki për këtë ndeshje. Abrashi nuk ka marrë fare pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe tërheqja e tij nga ndeshja është zyrtare. Kështu, Laçi duhet të marrë vendin e Gjasulës përpara mbrojtjes, ndërsa Bajrami, që kapërceu lodhjen muskulare, mund të luajë në krah të Bares së rikthyer, për një mesfushë dinamike e plot fantazi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI