Flash

De Laurentiis i kujton Juventusit 'titullin e humbur në hotel': "Ka nga ata që të vjedhin kampionatin"

Lapsi.al 7 September 2021
De Laurentiis i kujton Juventusit 'titullin e humbur në hotel':

Pak ditë nga ndeshja kundër Juventus në Maradona, Aurelio De Laurentiis kthehet në të shkruarën e nis sulmin. "Të ardhmen e kemi bërë në këto 12 vjet në Evropë - tha presidenti i Napolit -. Asnjë ekip italian nuk e ka pasur këtë vazhdimësi". "Nuk e fituam titullin, por kjo nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi - shtoi ai duke iu referuar sezonit 2017-2018 -. Ndonjëherë një titull fitohet për kombinime të ndryshme dhe herë të tjera ka nga ata që ta vjedhin titullin".

Deklarata të rënda që kthehen të hedhin vëmendjen në ndeshjet e të shtunës 28 dhe të dielën 29 prill 2018, respektivisht datat e Inter-Juve 2-3, një ndeshje plot polemika dhe Fiorentina-Napoli 3-0, ndeshja-sipar për titullin e të kaltërve. Një kujtim i hidhur, i cili nga njëra anë kthehet për të drejtuar gishtin tek "sistemi" dhe për të kujtuar famëkeqin "titull të humbur në hotel" dhe nga ana tjetër ndez ndeshjen e të shtunës kundër bardhezinjve.

"Sinergjia duhet të ekzistojë në të gjithë Kampanjën -shtoi AdL pak para ndeshjes miqësore me Benevento të humbur 5-1 -. Nuk duhet të ketë asnjë kundërvendosje me Avellinon, Juve Stabian, Beneventon sepse ne përfaqësojmë të ashtuquajturin" Terra felix", duhet të jemi një familje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI