Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Detajet/ Berisha i tregon Bashës edhe shkopin edhe karrotën

Lapsi.al 7 September 2021
Detajet/ Berisha i tregon Bashës edhe shkopin edhe karrotën

Në një qëndrim të llogaritur me detaje Sali Berisha ka vendosurkufijtë për Lulzim Bashën, në lidhje me pozicionin që ai duhet të mbajë ndaj vendimit të SHBA-së për shpalljen non grata.

Intervista në Euronews nuk pati vetëm sharmin e përballjes me ish zëdhënësen e tij afatgjatë, Erla Mëhilli, por edhe qëllimin për ti treguar Bashës rrugën që duhet të ndjekë për të përballuar presionin e dyfishtë të diplomatëve amerikanë dhe rilindasve.

Nga njëra anë ai e ka mbrojtur trashigimtarin e e tij nga sulmet që i bëhen se e ka shitur babain politik. Berisha theksoi se PD ka mbajtur qëndrimin e duhur duke respektuar diplomatët amerikanë por duke i kërkuar atyre qoftë edhe një provë të vetme për akuzat ndaj tij.

“Mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhej të mbahej, ka kërkuar transparencë, që PD të konsolidojë apo të marrë qëndrim ndaj një personi, apo Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte, dokumente dhe prova, jashtë tyre, PD qëndrim tjetër nuk mund të mbajë,” – u shpreh Berisha.

“Nëse PD do të gjendej para provave, fakteve, dokumenteve për çka Sali Berisha është akuzuar, PD do të bënte gabim historik nëse nuk merrte vendim për përjashtimin e tij nga partia,” – tha Berisha, duke theksuar se partia e tij po bën detyrën kur kërkon prova përpara se të mbajë qëndrim.

Por, së bashku me këtë "mbrojtje" Berisha ka lëshuar edhe kërcënimin nëse Basha i bindet sirenave të atyre që kërkojnë dënime pa prova dhe predikojnë përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Nëse kjo ndodh Berisha ka thënë se ai do ti përvishet aksionit politik për ta kthyer partinë që drejtoi prej vitesh në rrugën e legjimitetit dhe të sovranitetit.

I pyetur nga Erla Mëhilli se si do të vepronte nëse PD do të vendoste për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, Berisha deklaroi se do të bënte gjithçka për të rikthyer Partinë Demokratike në vlerat e saj themeltare, nëse kjo parti do të fillonte të kishte qëndrime joparimore.

“Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithcka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar”, tha Sali Berisha.

Pra nënteksi është i qartë: ai nuk do të rrijë duarkryq nëse Basha e sakrifikon për ti bërë qefin amerikanëve.

Kjo deklaratë që u bë në prag të rikthimit të tij në parlament, pavarësisht atyre që i thonë se duhet të largohet, nuk mund të shihet e shkëputur nga deklarata e disa javëve më parë kur ai iu përgjigj me "kurrë mos thuaj kurrë", pyetjes nëse e mendonte një rikthim në krye të PD-së. Pra kalkulimi i Berishës është i qartë. Ai do e mbrojë Bashën për sa kohë që ky i fundit nuk e ka shitur plotësisht, por ama ai do të shfrytëzojë gjithë fuqinë që i ka mbetur, nëse kreu i PD i bindet thirrjeve për ta përjashtuar pa prova.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI