Flash

E gjithë bota do të shohë debutimin e CR7 në TV, anglezët jo: fajin e ka një rregull i viteve 50

Lapsi.al 7 September 2021
E gjithë bota do të shohë debutimin e CR7 në TV,

Ishin dy krizat që trazuan ditët e para të Cristiano Ronaldos në Mançester. E para është zgjidhur: numri i fanellës. Kriza e dytë është shumë më tepër problem për tu zgjidhur dhe ka të bëjë me TV. Në fakt, TV dhe zakonet e shoqërisë angleze.

Kështu, siç qëndrojnë gjërat, debutimi i dytë i Cristiano Ronaldos me fanellën e United do të transmetohet në të gjithë botën, por jo në Britaninë e Madhe. Premier League do të dërgojë, të shtunën më 11 shtator, imazhe të Manchester-Neëcastle në 189 vende dhe në Mbretërinë e Bashkuar jo, nuk bëhet fjalë. Ndodhi ajo që ndeshja fillimisht nuk u përfshi nga Sky Sports, BT Sport ose Amazon mes atyre që do të transmetoheshin drejtpërdrejt, kështu që nisja e saj u caktua në orën 15.00 me orën lokale, katër në Shqipëri, në fashën orare që i nënshtrohet blackout-it në fuqi, që kur ka pasur futboll të madh në TV.

Neni 48 i statutit të UEFA-s i lejon të gjitha vendet të identifikojnë gjatë fundjavës një hapësirë prej dy orë e gjysmë në të cilën futbolli i drejtpërdrejtë nuk lejohet në ekrane. Duket se ka qenë në fuqi që nga vitet 1950, në Angli e përdorin që nga viti 1987, që kur ITV nënshkroi një marrëveshje me Ligën e Futbollit. Përballë tele-pushtimit global, përfshirë kampionatet e huaja, Anglia e ka gdhendur si ligj këtë orientim të dhënë nga UEFA dhe së bashku me rrjetet televizive ka krijuar një "zonë pa futboll" midis 14.45 dhe 17.15. Zbatohet për të gjitha ndeshjet: angleze dhe të huaja. Tre vjet më parë u ndalua Eleven Sports, që planifikoi të transmetonte dy ndeshje të La Liga dhe Serie A në atë dritare kohore. E tani, Ronaldo errësohet në ditën e debutimit të tij me Manchester United.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI