Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Eurostat: Ekonomia evropiane në rritje të lehtë në tremujorin e dytë

Lapsi.al 7 September 2021
Eurostat: Ekonomia evropiane në rritje të lehtë në

Rritja në zonën e euros u rishikua pak lart, në 2,2 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me të parin, sipas një vlerësimi të ri të Eurostat, i publikuar sot.

Ekonomia evropiane u kthye në rritje të fortë nga prilli deri në qershor, duke përfituar nga përparimi në vaksinimin kundër COVID-19 dhe heqja graduale e kufizimeve shëndetësore.

Vlerësimi i mëparshëm për 19 vendet që ndajnë monedhën e vetme ishte 2 për qind.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020 dhe tremujorin e parë të 2021, blloku pësoi një recesion me PBB-në me 0,4 për qind dhe 0,3 për qind respektivisht.

Për BE-në në tërësi, PBB-ja u rrit me 2,1 për qind në tremujorin e dytë, kundrejt një vlerësimi fillestar prej 1,9 për qind.

Ky rikthim pason një rënie prej 0,2 për qind dhe më pas 0,1 për qind gjatë dy tremujorëve të mëparshëm.

Përmirësimi i rritjes pati pasoja në tregun e punës, me numrin e të punësuarve deri në 0,7 për qind midis prillit dhe qershorit në zonën e euros.

Sidoqoftë, ekonomia eurozonës mbetet 2,5 për qind nën nivelin e saj më të lartë në T4 2019, para shpërthimit të COVID-19.

Ai i BE-së mbetet 2,2 për qind më poshtë, ndërsa PBB-ja e SHBA-së tashmë e ka tejkaluar nivelin e saj të para krizës, me 0,8 për qind në pranverë.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Turqi, mësohet epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter goditi pak më parë Turqinë. Instituti i Sizmiologjisë në Stamboll raporton se tërmeti kishte si epiqendër zonën e...

14:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI