Flash

Juventus, infermeria plot: nga Arthur te Kaio Jorge, për Napolin një surprizë e mundshme

Lapsi.al 7 September 2021
Juventus, infermeria plot: nga Arthur te Kaio Jorge, për Napolin një

Rikthimi i Massimiliano Allegri në Continassa pas një jave pauzë shënon fillimin e punës së Juventusit, me Napolin në shënjestër. Me vetëm De Sciglio, Pellegrini dhe Ruganin, plus Perin dhe Pinsoglion, të mbetur në bazë, përgatitja do të fillojë të mërkurën me kthimet e para të Adrien Rabiot dhe Matthijs De Ligt, të ndjekur të enjten nga ato të Moratas, Kulusevski, Szczesny dhe gjashtë lojtarëve të Italisë. Por kohët e shtrënguara për amerikano-jugorët Dybala, Cuadrado, Danilo, Alex Sandro plus Bentancur të dëmtuar, që mbërrijnë të premten në vigjilje të transfertës në Napoli, e imponojnë Allegrin të hedhë sytë nga infermieria në kërkim të zgjidhjeve për ndeshjen e të shtunës në mbrëmje.

Kaio Jorge nuk do të jetë në gjendje t'i japë një dorë sulmit ku, me Dybala që mbërrin vetëm disa orë para ndeshjes, pranë Moratas, opsioni Chiesa si sulmues, vjen para debutimit të Kean, i cili ende ka për të bërë stërvitjen e parë me Juventus: braziliani 19-vjeçar, nga ana tjetër, i ndaluar prej dy javësh për shkak të një dëmtimi në rektus femoris të kofshës së majtë, mund të ketë akoma edhe dy javë të tjera, përpara se të kthehet për të luajtur në fund të muajit me Sampdorian, ose për ndeshjen pasuese kundër Torinos. Nga njëri brazilian në tjetrin, mbeten ende të gjata kohët për kthimin e Arthur Melo, i cili iu nënshtrua një operacioni në mes të korrikut për të zgjidhur problemin e lashtë të kalcifikimit: kthimi pritet rreth mesit të tetorit.

Ai që nga infermieria mund të kthehet në dispozicion për mesfushën është Aaron Ramsey, koha e rikuperimit të të cilit, nga dëmtimi i muskujve (lëndimi i adduktorit në kofshën e djathtë) në debutimin e tij me Udinesen më 22 gusht, përllogaritet në rreth tre javë, e përkon me kthimin në ditët e ardhshme, pak a shumë ato të fundjavës napolitane. Nëse ka një lojtar që, mbi të gjitha, ka nevojë të përfitojë nga mungesat dhe dëmtimet e shokëve të tij të skuadrës për të provuar të rigjejë formacionin, pas një parasezoni të kaluar në kabinën e regjisë, nuk ka dyshim se ai është uellsiani. Por prania e alternativave në rol, me Locatellin dhe Rabiot të gatshëm për të marrë mesfushën dhe dëmtimi i Bentancur më pak serioz nga sa pritej, ritmi i shpejtë i rifillimit të ndeshjeve (të martën e ardhshme debutimi në Ligën e Kampionëve me Malmoe, pastaj Milan), duke patur parasysh edhe historikun e brishtësisë muskulare të Ramsey, sigurisht që nuk shtyjnë për të sforcuar kohët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI