Flash

"Kemi mundësi të shkojmë në Katar": prezenca e Hysajt në konferencë, përjashton Berishën nga porta

Lapsi.al 7 September 2021
"Kemi mundësi të shkojmë në Katar": prezenca e

Kapiteni i skuadrës duhet të dalë në konferencë për shtyp zyrtare para një ndeshje, në krah të trajnerit. E duke qenë se kapiteni i parë është Etrit Berisha, dalja e Elseid Hysaj para mediave, në vigjilje të sfidës së tretë të shtatorit kundër San Marinos vulosi ndryshimin e parë të Rejas për këtë ndeshje: portën do ta mbrojë Thomas Strakosha.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Lazios, i kthyer pas skualifikimit kundër Hungarisë, tregoi emocionet e përjetuara: "Sigurisht është ndjesi shumë e mirë sepse kur je jashtë, duke e parë nga stadiumi, është akoma më e keqe situata - shpjegoi shkodrani -. Kur shikon skuadrën që po luan, dhe ti nuk mundesh t’i japësh një dorë. Duhej kjo fitore sepse karikon sa më shumë skuadrën për të ecur sa më përpara, sepse kemi mundësi të kualifikohemi, kemi mundësi deri në fund të këtyre ndeshjeve të shkojmë në Katar, kështu që pse jo, mos të jemi të karikuar 100% për ndeshjet e radhës".

Kapiteni kuqezi shtyhet edhe më tej: "Besoj se Shqipëria nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë futbollistë në nivelin europian dhe që aktivizohen në skuadrat që luajnë tani. Kështu që duhet të kemi besim në vetvete sepse jemi vërtetë një skuadër shumë e fortë që duhet thjesht të shkojë në fushë me vetëbesimin që mund të bëjmë më mirë, siç e pamë edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë, sepse me të vërtetë luajmë mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Për të ardhmen kjo na duhet, besimi në vetvete që jemi një skuadër e fortë dhe mund ta luajmë me të gjitha ekipet".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI