Flash

Nga Santos te Fifa e deri Ronaldo, afeksion i pafund për Pelé: "Jetë të gjatë Mbretit"

Lapsi.al 7 September 2021
Nga Santos te Fifa e deri Ronaldo, afeksion i pafund për Pelé:

Sapo është mësuar nga komunikimi përmes rrjetit social, se Pele i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë, për të hequr një tumor, për legjendën braziliane të futbollit ka mbërritur menjëherë një demonstrim i jashtëzakoinshëm dashurie nga të gjithë. Postimet në Facebook dhe Instagram të legjendës braziliane, tani 80 vjeç, janë komentuar nga miliona njerëz. Mbi të gjitha nga tifozët, por edhe nga disa protagonistë të botës së sportit.

“Rroftë Mbreti”, ka shkruar Ronaldo Fenomeni. Rodrygo i Real Madridit i ka bërë jehonë: "Forca Mbret! Familja ime dhe unë po lutemi për jetën e tij". "Ne jemi të gjithë me ty, Mbret - lexohet në profilin në Instagram të Santos, ish-ekipi i Peles -. Do të jetë një fitore tjetër në jetën tënde. Ju urojmë një shërim të shpejtë". Llogaria zyrtare e Kupës së Botës e Fifa-s i kushtoi një zemër të verdhë dhe të gjelbër brazilianit, të shoqëruar nga dy duar të bashkuara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI