Flash

"Nuk donte të shkonte për ski, pastaj...": Corinna rrëfen aksidentin e Schumacher dhe detaje private

Lapsi.al 8 September 2021
"Nuk donte të shkonte për ski, pastaj...": Corinna

Corinna Schumacher riktheu shiritin e kujtimeve, duke zbuluar një sfond të aksidentit në ski të Michael, në Meribel, në dhjetor 2013 dhe jetën private të Schumit. Një rrëfim intensiv dhe i thellë. "Atë ditë më tha se bora nuk ishte optimale dhe se ne mund të ndryshonim destinacionin tonë dhe të shkonim në Dubai, pastaj ... - shpjegoi gruaja e shtatë herë kampionit të botës në F1, në një dokumentar të prodhuar nga Netflix -. Asnjëherë nuk fajësova Zotin për atë që ndodhi. Ishte fat i keq. Në jetë nuk mund të kesh fat më të keq se kaq".

"Ne jetojmë së bashku, ndjekim trajtimet, bëjmë gjithçka në mënyrë që Michael të jetë mirë dhe të përmirësohet - vazhdoi Corinna, duke mbajtur gjithmonë një lloj rezerve të caktuar për gjendjen shëndetësore të burrit të saj -. Ne duam që ai të ndiejë se familja është e bashkuar. Është e qartë se më mungon Michael çdo ditë, i mungon fëmijëve tanë, i mungon të gjithë familjes, të atit të tij, të gjithë atyre që e duan shumë - shtoi gruaja e Schumit -. Të gjithë e ndjejmë mungesën e tij".

"Nuk kisha menduar kurrë se diçka mund t'i ndodhte Michaelit - pranoi Corinna -. Por ne vazhdojmë të jetojmë jetën tonë. Është e rëndësishme që të vazhdojë ta shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur - shtoi ajo, duke rrëfyer disa detaje private të jetës së Schumit, si pasioni për makaronat dhe shakatë -. Ai na ka mbrojtur gjithmonë, tani na takon neve të bëjmë të njëjtën gjë".

Në fund, hapësirë edhe për fjalët e Mick, djalit të shtatë herë kampionit të botës në F1. "Do të kisha shumë gjëra për të folur me babanë tim - shpjegoi ai -. Tani jam në Formula 1, mund të diskutonim për shumë gjëra. Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm për të qenë në gjendje ta kisha këtë mundësi".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI