Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Tërmet 7.1 Rihter në Meksikë, raportohen viktima

Lapsi.al 8 September 2021
Tërmet 7.1 Rihter në Meksikë, raportohen viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 Rihter ka goditur shtetin e Meksikës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Lëkundjet kanë qenë shumë të fuqishme dhe nga raportimet paraprake bëhet me dije se ka viktima, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur. Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në veri-lindje të Acapulcos, një zonë e mbushur me resorte turistike dhe turistë.

Tërmet ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rrëzim të pemëve në disa zona. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për të evakuuar njerëzit, si dhe për të konstatuar dëmet. Qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat dhe prej orësh të tëra vijojnë të qëndrojnë në rrugë.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Turqi, mësohet epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter goditi pak më parë Turqinë. Instituti i Sizmiologjisë në Stamboll raporton se tërmeti kishte si epiqendër zonën e...

14:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI