Flash

Messi, kërkon respekt: "Para se të fitonim Kupën e Amerikës na trajtonin si dështakë"

Lapsi.al 9 September 2021
Messi, kërkon respekt: "Para se të fitonim Kupën e

Lionel Messi ngre zërin dhe kërkon respekt për Argjentinën, edhe më shumë pas një edicioni që e ktheu Kupën e Amerikës në Buenos Aires: "Fiton vetëm një skuadër. Arritja në finale nuk është një çështje e parëndësishme dhe nuk na e njohu askush, përkundrazi. Para se të ngrinim trofeun u trajtuam si të dështuar nga disa media". Në intervistën për Espn, Pleshti shijon plotësisht suksesin: "Sot që kemi fituar Kupën e Amerikës është bukur. Ne gjithmonë mendojmë se jemi më të mirët dhe nuk jemi. Nuk ishim më të dobëtit se humbëm finalet, as më të mirët pasi fituam Kupën e Amerikës. Gjëja e rëndësishme është të japësh gjithçka në fushë".

Messi vazhdon: "Na thanë se nuk e donim fanellën, na kërkuan të mos luanim më për ekipin kombëtar. Ne u përpoqëm të jepnim gjithçka. Ishim të parët që donim të ishim kampionë. Jo gjithçka mund të reduktohet në fiton ose humbet ".

Tani që është i qetë, numri 10 albiceleste zbulon se po e shijon plotësisht triumfin, edhe më shumë sesa ditët pas finales: "Nuk mund ta besoja. E kisha ëndërruar aq shumë, sa nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Ishte si një ëndërr, ishte një moment spektakolar, e shijova dhe tani edhe më shumë kur shoh fotot, sepse në atë moment isha totalisht i humbur, i paralizuar”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI