Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

SHBA: Al-Kaida mund të synojë rikthimin në Afganistan

Lapsi.al 9 September 2021
SHBA: Al-Kaida mund të synojë rikthimin në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi për një ringjallje të grupit militant Al Kaida në Afganistan pas marrjes nën kontroll të vendit nga ana e talibanëve. Ai këto komente i bëri për një grup të vogël gazetarësh në qytetin e Kuvajtit në përfundim të një turneu katër-ditor në shtetet e Gjirit Persik.

Pavarësisht kërcënimit, ai tha se amerikanët janë të përgatitur për të parandaluar një rikthim të al-Kaidës në Afganistan që do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara. “Al Kaida dhe grupi i Shtetit Islamik gjithmonë përpiqen të gjejnë hapësirë për t’u rikthyer, pavarësisht se ku janë, atje apo në Somali ose në ndonjë mjedis të pakontrolluar. Unë mendoj se kjo është natyrën e këtyre grupeve”, tha ai.

Gjatë sundimit të tyre në Afganistan në vitet 1996-2001 talibanët i kishin siguruar strehë grupit Al-Kaida dhe refuzonin ta dorëzonin udhëheqësin e grupit militant, Osama Bin Laden, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001. Gjatë 20 vjetësh të luftës amerikane, al-Kaida u zvogëlua shumë, por janë ngritur shqetësime sa i takon një rikthimi të grupit pasi talibanët sërish sundojnë me vendin.

“Ne iu kemi bërë me dije talibanëve se presim që ata të mos lejojnë këtë”, tha Austin. Në vitin 2020 SHBA-ja arriti marrëveshje me talibanët për tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani.

Në bazë të marrëveshjes, talibanët ishin zotuar se nuk do të mbështesin militantët e Al-Kaidës dhe se nuk do të lejojnë që territori afgan të përdoret për komplot të sulmeve nga ana e terroristëve.

Të këshilluara

Çudit Trump, komentator në ndeshje boksi

Donald Trump di si të jetë në qendër të vëmendjes. Ai ka befasuar sërish këtë herë. Ish-presidenti amerikan do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit, ku E...

15:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI