Flash

Shkëmbi agresiv pas fitores me Kastriotin: "Nuk mund t’i falim kundërshtarit"

Lapsi.al 12 September 2021
Shkëmbi agresiv pas fitores me Kastriotin: "Nuk mund t’i falim

“Jam i gëzuar, i kënaqur për 3 pikët dhe pjesën e parë. Do të doja që edhe pjesën e dytë ta luanim në të njëjtën mënyrë. Por ndoshta na falet se ndeshje e parë, do të duhet kohë. Nuk mund t’i falim kundërshtarit pothuajse gjithë lojën në pjesën e dytë". Bledi Shkëmbi, tekniku i Dinamos, nuk e fsheh lumturinë për fitoren e parë, por në anën tjetër shfaq agresivitetin që do të jetë fytyra e Dinamos së tij. "Në futboll nuk mund të garantosh gjë. Ky ekip nga presidenti i pari, është investuar dhe do të luftohet për titullin kampion. Tifozëve do t’iu siguroj që ne do të punojmë fortë dhe do të mundohemi të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Në çdo ndeshje kjo Dinamo do të jetë në lartësinë e emrit që ka" tha ish-tekniku i Teutës.

Një fjalë vlerësimi edhe për skuadrën, por edhe debutimin e Cinedu, autor i dygolëshit vendimtar në Kamëz: "Më bëhet qejfi për Cinedun që shënoi 2 gola. Kemi edhe Gjatën, Skukën që kanë cilësi të mira. Për ne është e rëndësishme që ekipi të japë mënyrën e duhur, që në pjesën e parë e bëmë shumë mirë. Ibraimi është qershia mbi tortë e jona, jam i bindur që ai do të japë akoma më shumë, i ka mundësitë" theksoi korcari.

Ndreu, në anën tjetër, është shprehur i goditur nga pësimi i shpejtë i golave, që kondicionuar performancën e të tijve: "Të dy golat ishin të shpejtë. Mendojnë që akoma mund të jenë ndeshje miqësore. Nuk kemi pasur kohën e mjaftueshëm për ta përgatitur skuadrën. Gjysma e skuadrës ka ardhur me vonesë. Harmonia mes lojtarëve nuk është akoma në nivel. Do ta vuajmë fillimin e kampionatit deri sa të hyjmë në ritëm", përfundoi tekniku i Kastriotit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI