Flash

Bakayoko replikon me racistët lacialë: "Unë e Kessie, krenarë për ngjyrën e lëkurës sonë"

Lapsi.al 13 September 2021
Bakayoko replikon me racistët lacialë: "Unë e Kessie,

Një incident i shëmtuar ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Milan e Lazios. San Siro reagoi menjëherë, Milani njoftoi se po shqyrton paraqitjen e një ankese në FIGC, ndërsa tani ka ndërhyrë edhe Bakayoko. Koret raciste të ultrasve të Lazios, drejtuar mesfushorit të kuqezinjve (dhe shokut të skuadrës Kessie) gjatë ndeshjes së pasdites së djeshme janë dëgjuar qartë.

Tani, po aq qartë dhe menjëherë, autorët duhet të identifikohen dhe ndëshkohen. Kjo është ajo që të gjithë presin dhe ajo që me të drejtë kërkon dhe pret vetë Bakayoko: "Falënderoj tifozët kuqezi për pritjen që më kanë bërë", shkroi francezi sot në profilin e tij në Instagram. "E atyre tifozëve të Lazios që më janë drejtuar mua dhe vëllait tim Frank Kessie unë i them se ne jemi të fortë dhe krenarë për ngjyrën e lëkurës sonë. Kam besim të plotë se klubi ynë do të jetë në gjendje t'i identifikojë ata".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI