Flash

Tifozët e Juventus kundër shoqërisë, banderola të reja në Stadium: "Një spektakël i pahijshëm"

Lapsi.al 13 September 2021
Tifozët e Juventus kundër shoqërisë, banderola të reja

Pas parullave që shkaktuan polemika kur u shfaqën në Stadium, në fillim të shtatorit, pas mbylljes së sesionit veror të merkatos së transferimeve, tifozët e Juventusit (ose të paktën eksponentët e njërit prej grupeve ultra të bardhezinjve) janë kthyer të shprehin kundërshtimin e tyre për menaxhimin aktual të klubit, duke shfaqur një mesazh të ri proteste në Stadium: "Spektakël i pahijshëm". Humbja me Napolin, në javën e debutimit në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e ardhshme e kampionatit me Milanin ka ndezur shpirtrat dhe protestën: që nesër, në Suedi kundër Malmoes, skuadra e Allegrit ka mundësinë t'i përgjigjet në fushë kritikave.

"Sezoni është një betejë: kush do ta mbështesë fanellën? Të dashur drejtues, pa tifozeri, pasion dhe sektorë bosh, ky spektakël është i pahijshëm. Juventusi jemi ne". Një parrullë e nënshkruar nga FJR dhe i shpërndarë në Instagram nga Curva Sud Juventus 1897.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI