Flash

FOTO/ Cristiano Ronaldo hedh përtokë me top një steward, pastaj vendos rekord

Lapsi.al 14 September 2021
FOTO/ Cristiano Ronaldo hedh përtokë me top një steward, pastaj
Cristiano Ronaldo është gjithnjë protagonist, edhe pa nisur ndeshja. Portugezi, përpara ndeshjes së Champions në Zvicër kundër Young Boys, në të cilën arriti një tjetër rekord, portugezi ka shtrirë përtokë një steward duke e goditur me top gjatë nxemjes. Ai ka rënë përtokë i tronditur dhe CR7 ka shkuar menjehërë të interesohej për gjendjen e tij. Sa për rekordin, atë Ronaldo e arriti thjesht duke dalë në fushë me fanellën e United në Bernë kundër Young Boys. Falë ndeshjes së 177-të në Ligën e Kampionëve, në fakt, CR7 arrin Iker Casillas në krye të listës së lojtarëve me më shumë paraqitje në turneun më të lartë evropian të klubeve. Një arritje e festuar duke shënjestruar edhe klubin zviceran me golin e shënuar në pjesën e parë. Në fund të fundit, historia dhe numrat e Ronaldos në Ligën e Kampionëve flasin vetë. Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani përsëri Djajtë e Kuq. Gjithcka e jetuar si një protagonist i madh në Evropë nën tingujt e golave. Për momentin, në fakt, në Ligën e Kampionëve, portugezi mban gjithashtu rekordin për gola dhe asistime përballë rivalit të përjetshëm Lionel Messi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI