Flash

Klopp kujton sfidën historike Liverpool-Milan: "Mbaj mend pjesën e parë me sens unik"

Lapsi.al 14 September 2021
Klopp kujton sfidën historike Liverpool-Milan: "Mbaj mend pjesën

Ibrahimovic nuk do të jetë në fushë, por kjo nuk ndryshon mendimin e Klopp, i cili, kur lajmi për tërheqjen e suedezit nuk ishte përhapur akoma, saktësoi: "Zlatan është një lojtar i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm, por edhe Giroud është lojtar i madh". Kështu, edhe nëse francezi, i sapo shëruar nga Covid, nuk do ta nisë ndeshjen si titullar (është në balotazh me Rebic), ai me të cilën Liverpool do të përballet nesër mbrëma në Anfield mbetet një Milan jashtëzakonisht i frikshëm për trajnerin gjerman: "Është një ndeshje "duhet", për tu parë. Milani nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve prej vitesh, por ka bërë mirë për një viti e gjysmë. Këtë sezon ka filluar mirë kështu që do të jetë e vështirë për ne: është një sfidë interesante, ka disa në Ligën e Kampionëve, kjo është një nga ato".

Një sfidë e parë në një grup ferri: "Është një grup i vështirë - vazhdoi Klopp -. Nuk besoj se askush nuk mendoi 'çfarë grupi i mirë' në kohën e shortit. Është e vështirë, është e qartë. Atletico dhe Porto janë ekipe ekspertësh dhe gjithmonë luajnë në Ligën e Kampionëve, Milani ka një histori të madhe. Me pak fjalë, një grup i vërtetë për Champions".

Natyrisht, duke folur për Milanin në Liverpool, nuk mund të mos kthehesh në finalen e Stambollit 2005: "Mbaj mend pjesën e parë me sens unik dhe pritjet e shkëlqyera të Dudek që e mbajtën Liverpoolin në lojë. E pashë ndeshjen si një tifoz futbolli e jo si tifoz i Milanit apo Liverpoolit dhe, pas 3-0, dukej se Milani e kishte nën kontroll, por në vend të kësaj u shndërrua në një nga ndeshjet më sensacionale në historinë e futbollit, për fatin tonë të mirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI