Flash

Pelé del nga terapia intensive: "Jam gati të luaj 90', plus kohët shtesë"

Lapsi.al 16 September 2021
Pelé del nga terapia intensive: "Jam gati të luaj 90',
Pele është larguar më në fund nga kujdesi intensiv pas operacionit për heqjen e kancerit të zorrës së trashë. Dhe, siç ka bërë gjithmonë këto ditë, legjenda braziliane e futbollit ka dashur të sigurojë miliona fansa të shqetësuar për gjendjen shëndetësore. "Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni për asnjë minutë se nuk i kam lexuar mijëra mesazhe të përzemërta që kam marrë - lexohet në postimin e O Rei në Instagram -. Faleminderit nga zemra për secilin prej jush, që më keni kushtuar një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri dhe dashuri! Kam dalë tashmë nga terapia intensive dhe jam në dhomën time. Unë jam më i lumtur çdo ditë, gati për të luajtur 90 minuta, plus kohët shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI