Flash

Ronaldon e përzënë nga vila luksoze, 6 milionë paund... delet

Lapsi.al 16 September 2021
Ronaldon e përzënë nga vila luksoze, 6 milionë paund...

Kthimi në Mançester mund të ketë qenë vendimi më i mirë, por ndërkohë Cristiano Ronaldo tashmë është detyruar të ndryshojë shtëpinë dhe të lërë vilën ekstra luksoze prej gjashtë milionë paundësh me shtatë dhoma gjumi, secila me një dhomë zhveshjeje dhe banjo, dhe një kopsht të madh përreth. Arsyeja? Faji i deleve që shqetësonin gjumin e kampionit portugez që herët në mëngjes. Ky është zbulimi i raportuar nga tabloidi anglez 'The Sun'. CR7, partnerja e tij Georgina dhe katër fëmijët janë zhvendosur në një rezidencë 3 milionëshe në pronësi të ish-lojtarit të Manchester United Andy Cole.

"Edhe pse prona është e bukur dhe e rrethuar me pyje, ajo ishte gjithashtu pranë deleve të cilat janë shumë të zhurmshme herët në mëngjes - zbuloi për The Sun një burim anonim - Ronaldo është një profesionist i vërtetë i cili fokusohet shumë te pushimi dhe rikuperimi pas ndeshjeve, kështu që u vendos se ishte më mirë nëse ai dhe familja e tij do të shpërnguleshin. Por arsyeja për ndryshimin e shtëpisë mund të lidhet edhe me një çështje të privatësisë: "Kishte një rrugë publike që kalonte nëpër pronë dhe rruga përpara, lejonte të shikoje brenda portave".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI