Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia pakt të përbashkët kundër Kinës

Lapsi.al 16 September 2021
SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia pakt të përbashkët

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë njoftuar një pakt të veçantë sigurie për të ndarë teknologjitë e përparuara të mbrojtjes, në një përpjekje për të kundërshtuar Kinën. Kjo u njoftua të  mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian Scott Morrison. Ata lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi fillimin e partneritetit të ri të sigurisë, të etiketuar Aukus.

“Si nisma e parë nën Aukus, ne angazhohemi për një ambicie të përbashkët për të mbështetur Australinë në blerjen e nëndetëseve me energji bërthamore për Marinën Mbretërore Australiane. Kjo aftësi do të promovojë stabilitetin në Indo-Paqësor dhe do të vendoset në mbështetje të vlerave dhe interesave tona të përbashkëta”, thuhej në deklaratë. Pakti do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike, internetin dhe aftësitë shtesë nënujore.

Të tre vendet janë të shqetësuara për fuqinë në rritje të Kinës dhe praninë ushtarake në Indo-Paqësor.

Të këshilluara

Përmbytje të mëdha në Francë

Franca është prekur ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm dhe era të forta, që kanë shkaktuar probleme në trafik. Disa rrugë të vendit janë “pushtuar” nga ...

14:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI