Flash

Video/ Europa League, Osimhen heroi i Napolit në Leicester: fitorja e vetme në transfertë është e Lyon

Lapsi.al 16 September 2021
Video/ Europa League, Osimhen heroi i Napolit në Leicester: fitorja e vetme

Janë mbyllur ndeshjet e para të grupeve në Europa League me katër barazime dy fitore vendase e vetëm një në transfertë. PSV barazon në shtëpi me Sociedad 2-2, e me të njëjtin rezultat përfundon në Leicester sfida e Foxes me Napolin. Suksesi i vetëm jashtë fushe është i Lyon, që u imponua 0-2 në Glasgoë, ndërsa dalin me fitore Monaco e Olympiacos.

Rrugëtimi i Spallettit me Napolin në Europa League fillon me një rikuperim të fortë nga 0-2 në 2-2, duke i rrëmbyer një pikë në fund Leicester falë dygolëshit të Osimhen. T'i dhurosh kundërshtarit tridhjetë minuta nuk është kurrë një ide e mirë në futboll, aq më pak nëse skuadra në fjalë luan me një ritëm që në Itali as nuk e imegjinojnë. Napoli i Spallettit, megjithatë, kthehet në shtëpi nga Anglia me një pikë dhe një rikuperim të rëndësishëm, megjithë një qasje të butë të ndeshjes, që i kishte lejuar Leicester të bënte presionin lartë duke i marrë frymën lojtarëve italianë. Pas avantazhit të Ayoze Perez pas nëntë minutash dhe dyfishimit të Barnes, erdhi spektakli i Osimhen.

Skuadra e Spallettit ishte gati të paguante shtrenjtë një qasje të butë të ndeshjes, për meritë të kundërshtarit, por mbi të gjitha për pasaktësinë sulmuese e cila - duke u kthyer në koncepte banale por të padiskutueshme - nuk jep fryte në futboll. Vetëm pas gjysmë ore e më tej të kaltrit morën kontrollin e mesfushës deri në interval, duke shtypur Leicester në zonën e tyre dhe duke ekzaltuar cilësitë e Schmeichel mes shtyllave së pari me Osimhen dhe me goditjen me kokë të Lozanos. Në njëzet minutat e fundit, Osimhen shpërtheu duke shënuar rastin më të vështirë, me një devjim inteligjent mes Vestergaard dhe Schmeichel, pastaj tre minuta nga fundi duke shfrytëzuar një asist të Politanos për të përfunduar rikuperimin.

EUROPA LEAGUE - GROUP A

Broendby IF 0 - 0 Sparta Prague

Rangers 0 - 2 Lyon

EUROPA LEAGUE - GROUP B

Monaco 1 - 0 Sturm Graz

PSV Eindhoven 2 - 2 Real Sociedad

EUROPA LEAGUE - GROUP C

Leicester City 2 - 2 Napoli

EUROPA LEAGUE - GROUP D

Eintracht Frankfurt 1 - 1 Fenerbahce

Olympiacos 2 - 1 Royal Antwerp FC

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI