Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Irani miraton vaksinën Johnson&Johnson

Lapsi.al 17 September 2021
Irani miraton vaksinën Johnson&Johnson

Autoritetet në Teheran miratuan përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër.

“Vaksina Johnson&Johnson, qe jepet me një dozë, u miratua”, tha udhëheqësi i Administratës iraniane të Ushqimit dhe Barnave, Mohammad Reza Shanehsaz.

Ai tha se edhe vaksina ruse Sputnik Light, që po ashtu jepet me një dozë, u miratua për përdorim në Republikën Islamike.

Vendimi i këtij vendi për të miratuar vaksinën Johnson&Johnson vjen tetë muaj pasi udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndaluar vaksinat e prodhuara në Britani dhe SHBA, duke thënë se këto vende “nuk kanë besë”.

Por, presidenti Ebrahim Raisi, i cili ka marrë detyrën në muajin gusht, ka premtuar se do ta ketë prioritet luftën kundër koronavirusit.

Irani, deri më tash, ka përdorur vaksinën e tij COVIran Barakat, ashtu si edhe vaksinën ruse Sputnik V, Covavaxin e Indisë dhe një version të vaksinës britanike AstraZeneca të prodhuar nga një ndërmarrje e përbashkët e Rusisë dhe Koresë së Jugut.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha se rreth 13 milionë njerëz – nga 83 milionë sa ka ky vend – janë vaksinuar plotësisht.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Irani ka regjistruar mbi 5.3 milionë raste të të infektuarve me koronavirus dhe 116,072 viktima. Me këto shifra, ai është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme. /Rel

Të këshilluara

Përmbytje të mëdha në Francë

Franca është prekur ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm dhe era të forta, që kanë shkaktuar probleme në trafik. Disa rrugë të vendit janë “pushtuar” nga ...

14:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI