Flash

Vetëm 15 sekonda në avantazh: Hoxha e katranos sërisht, Partizani ngec në Korçë

Lapsi.al 18 September 2021
Vetëm 15 sekonda në avantazh: Hoxha e katranos sërisht, Partizani

Nuk ka fitore për Partizanin as në javën e dytë të Superiores dhe gjërat për skuadrën e Ilir Dajës nuk duket se janë mirë. Në Korcë, përballë Skënderbeut përfundoi 1-1, me të kuqtë dominues, por që janë dënuar sërisht nga një neglizhencë e Alban Hoxhës, që në një mosmarrveshje me Damcevskin fshiu avantazhin e të tijve, akorduar me penallti falë VAR, pas vetëm 15 sekondash.

Të kuqtë e nisën ndeshjen në sulm, për tu imponuar sa më shpejt, në kërkim të rezultatit të vetëm që kishte rëndësi, fitores. Problemi ishte se askush nga sulmuesit e kryeqyteasve, as Stenio Zhunior e as Cardozo apo Cara nuk ishin në gjendje të shfrytëzonin rastet e panumërta përballë Rexhepit.

Episodet që vendosën ndeshjen erdhën një cerekore pas rifillimit, kur gjyqtari Latra nuk mendoi për një penallti për Partizanin pas kontaktit të Carës me një mbrojtës në zonë. Arbitri tentoi të vazhdonte lojën, por u thirr nga VAR, duke ndryshguar vendimin e tij. Të kuqtë shënuan me Stenio Zhunior një gol që u duk se i dha fund historisë së ndeshjes, duke parë intensitetin e rasteve të të kuqve dhe apatinë e vendasve, por që në nisjen e topit nga qendra, Skënderbeu barazoi me Elvi Berishën, i cili përfitoi nga dhurata e pavëmendjes së Damçeskit me Hoxhën.

1-1 që ktheu Skënderbeun me forca të shumta në mbrojtje e bëri thuajse të pamundur për Partizanin që t’i afrohej portës kundërshtare, me tentativa nga jashtë zonës që nuk sollën asgjë deri në vërshëllimën përfundimtare. Një pikë për Dajën e po aq për Memellin, që shtyjnë takimin me fitoren edhe në javën e dytë të Superiores.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI