Flash

Video/ Dikush të ndalë Bayern Mynih: shpartallohet me 7 gola Bochum: ja të gjitha rezultatet e Bundesligës

Lapsi.al 18 September 2021
Video/ Dikush të ndalë Bayern Mynih: shpartallohet me 7 gola Bochum:

Fitorja e katërt radhazi për Bayern Munich, që në pritje të ndeshjes së Ëolfsburg merr përsëri kreun e Bundesligës me një fitore bindëse. Kundër Bochumit përfundon 7-0, falë dygolëshit të Kimmich, golave nga Sané, Gnabry, Lewandowski dhe Chupo-Moting si dhe një autogoli. Nuk përgjigjet Mainz, i detyruar të ndalet 0-0 në shtëpi nga Freiburg. Shkon keq edhe për Borussia Monchengladbach, që humbi 1-0 në fushën e Augsburg.

I pandalshëm dhe dominues. Pas hapit gjysmë fals në debutimin e tyre në kampionat, kur barazuan me Borussia Monchengladbach, Bayern tani ka marrë ritmet e frikshme dhe pas një fitore tjetër (e katërta me radhë) tashmë i dërgon një mesazh të qartë Bundesligës. E ka pësuar në kurriz fatkeqi Bochum, tani në zonën e rënies. Festivali i golave u hap në minutën e 17' nga Sané, i pamëshirshëm në një goditje dënimi. Për dyfishimin duhet pritur deri në minutën e 27’, ku edhe njëherë është Sané protagonist: me ndihmën e tij Kimmich arrin të finalizojë, duke befasuar portierin pas devijimit të Bella Kotchap. Në minutën e 32' Gnabry shuajti përfundimisht shpresat e Bochum me një veprim të shkëlqyer personal, por kishte akoma kohë për pokerin: një autogol i nënshkruar fatkeqësisht nga Lampropopoulos në minutën e 43, në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar Lewandowskin.

Mungonte në këtë goleadë firma e Lewandowskit, që vjen në minutën e 61, me një iniciativë nga Gnabry që Tesche nuk ishte në gjendje ta ndalte. Pastaj në të 65’ Kimmich kompletoi dygolëshin personal, duke shfrytëzuar spondin me kokë të Goretzka. Ka ende kohë për vulën e shtatë: një goditje nga Choupo-Moting në minutën e 78 në fund të një aksioni të kaotik, me mbrojtjen e miqve në panik total.

GERMANY - BUNDESLIGA

Arminia Bielefeld 0 - 0 Hoffenheim

Augsburg 1 - 0 Borussia Moenchengladbach

Bayern Munich 7 - 0 Bochum

Mainz 0 - 0 Freiburg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI