Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet i kryesojnë socialdemokratët

Lapsi.al 18 September 2021
Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet i kryesojnë socialdemokratët

Kur kanë mbetur vetëm 8 ditë nga zgjedhjet në Gjermani, sondazhet vijojnë t'i prijnë socialdemokratët e Olaf Scholz. Sipas një sondazhi të transmetuar në ZDF, SPD mbetet në krye me 25% të votave e ndjekur nga unioni CDU-CSU që tashmë drejtohet nga Armin Laschet pas largimit të Angela Merkel që renditen të dytët me 22%. Një rënie të lehtë kanë pësuar të gjelbrit me 16% ndërsa pas tyre renditen me nga 11% liberalët dhe ekstremistët e djathtë të AFD.

Por kryesimi i sondazheve e ka prishur atmosferën në kampin e socialdemokratëve pasi kandidati për kancelar Olaf Sholtz është thirrur të dëshmojë në nisje të javës së ardhshme për një skandal në ministrinë e financave të drejtuar prej tij.

Shkak është bërë një hetim për transferimin në Afrikë nga një bankë private të një shume prej 1.7 milionë eurosh për të cilën strukturat në varësi të tij kanë heshtur. Deri tani nuk ka të akuzuar, por hetuesit kanë ushtruar kontrolle në ministrinë e financave. Vetë socialdemokratët thanë se ky hetim është nxitur nga politika për të dëmtuar fushatën e tyre elektorale.

Të këshilluara

Irani miraton vaksinën Johnson&Johnson

Autoritetet në Teheran miratuan përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër...

08:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI