Flash

Hajduti i vjedh çantën gruas së tij, presidenti i Lega Serie A e ndjek nëpër rrugët e Romës deri sa arrestohet

Lapsi.al 19 September 2021
Hajduti i vjedh çantën gruas së tij, presidenti i Lega Serie A

Ndonjëherë nuk është një ide e mirë të grabisësh persona të sportit. E kanë hequr mbi shpinë keqbërësit që tentuan të përfitojnë nga Bonucci, Kolasinac apo El Shaarawy i ka ndodhur e njëjta gjë në mbrëmjen mes të premtes e të shtunës, një hajduti që tentoi të grabiste bashkëshorten e Paolo Dal Pino. Presidenti i Lega Serie A u bë protagonisti i një ndjekje si në filma ndaj një hajduti që kishte vjedhur çantën e gruas së tij në një restorant në qendër të Romës, ku ata po darkonin. Përfundimisht krimineli u ndalua dhe u arrestua nga policia për rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Gjatë mbrëmjes Dal Pino dhe gruaja e tij vunë re zhdukjen e çantës. Edhe falë ndihmës së një kamerieri, i cili vuri në dukje një person që i ishte afruar pak si shumë karriges së gruas, Dal Pino pati një konfrontim verbal me hajdutin i cili, më pas, papritmas filloi të vraponte për të ikur. Prej aty filloi një ndjekje me protagonist presidentin e Legës dhe vetë kamerierin. Një përndjekje, shpjegon Corriere della Sera, nëpër rrugët e qendrës, deri në Villa Medici ku hajduti u ndalua nga policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI