Flash

Video/ "Daje Strakosha", tifozët e Lazios emocionojnë portierin, skuadra e Sarrit ngec. Humbja e parë për Romën e Mourinhos

Lapsi.al 19 September 2021
Video/ "Daje Strakosha", tifozët e Lazios emocionojnë

"Mos u shqetëso për ta, por shiko përpara dhe prit. Forca Strakosha!", Dhe pastaj refreni: "Alè, alè, alè, al Thomas, Thomas". Curva Nord e Lazios tregon gjithë dashurinë e saj ndaj portierit shqiptar, gabimi i të cilit i kushtoi humbjen kundër Galatasaray, para ndeshjes kundër Cagliari dhe portieri i kombëtares së Shqipërisë është emocionuar shumë gjatë ndeshjes me Cagliarin në Serie A, të cilën ai e ka parë sërisht nga pankina.

Ndeshje në të cilën, në fakt, Lazio u bllokua në një barazim në javën e katërt të Serie A: në Olimpico, bardhekaltrit nuk shkojnë përtej 2-2 me Cagliari e Walter Mazzarrit, në debutimin e tij në pankinën sarde. Immobile firmos avantazhin në fundin e pjesës së parë me një goditje precize me kokë, por Joao Pedro (46') e ish-bardhekaltri Keita (62') duket se përmbysën ndeshjen. Mendon pastaj Cataldi, me një të djathtë në trekëndësh në të 83', për ti evituar humbjen të besuarve të Sarrit.

Nuk ishte pasditja e duhur për skuadrat romane, sepse ka shkuar madje edhe më keq për Romën. Ka nisur me një fitore të madhe aventura e Tudor te Verona: 3-2 përballë Romës në Bentegodi në përfundim të një ndeshje të pasur me emocione. Verdhekuqtë kaluan në avantazh me një magji të Pellegrini në minutën e 36',por u barazuan e u përmbysën në pjesën e dytë nga golat e Barak e Caprari (49' e 54'). Në të 58' erdhi autogoli i Ilic që ktheu barazinë në rezultat, para kryeveprës së Faraonit (63') që vendosi ndeshjen në favor të verdhebluve, që i shkaktuan humbjen e parë sezonale Mourinhos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI