Flash

Botërori 2022: Katar mund të përjashtojë nga turneu lojtarët e pavaksinuar

Lapsi.al 20 September 2021
Botërori 2022: Katar mund të përjashtojë nga turneu

Katari, vendi organizator i Kupës së Botës 2022, është duke insistuar që ta bëjë vaksinën Covid-19 të detyrueshme për të gjithë lojtarët, që do të marrin pjesë në turneun e vitit të ardhshëm. Autoritetet mjekësore të Katarit tashmë thuhet se kanë diskutuar me FIFA-n dhe palët e tjera të interesuara, në përpjekje për të siguruar që të gjithë lojtarët pjesëmarrës të vaksinohen me të dy dozat.

Qeveria e Katarit ka njoftuar tashmë se të gjithë tifozët që marrin pjesë në turne, nëntorin e ardhshëm, duhet të vaksinohen plotësisht, dhe tani e njëjta masë mund të bëhet gjithashtu e detyrueshme edhe për lojtarët dhe stafin teknik. Një hipotezë tjetër në shqyrtim është ajo ku lojtarët No-Vax duhet të dorëzojnë teste negative çdo tre ditë.

"Në dritën e pandemisë Covid-19, Katari, si vend pritës, do të japë garancitë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në kompeticion. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndjekin këshillat e udhëtimit të autoriteteve të Katarit dhe udhëzimet më të fundit nga Ministria e Shëndetit Publik. Informacioni i plotë mbi masat e sigurisë Covid-19 do t'i komunikohet të gjitha grupeve të klientëve ndërsa i afrohemi turneut", tha një zëdhënës i FIFA-s për 'The Athletic'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI