Flash

Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD

Lapsi.al 20 September 2021
Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD

Në publik, përgjigjen për Sali Berishën e ka pasur të shkurtër dhe është mjaftuar me vetëm një "nuk ka kthim pas", por në mbledhjet e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shfaqur një anë tjetër, më të drejtpërdrejtë dhe më agresive për vetë Bërishën dhe për nismën e tij, që ia quan "anti-amerikane".

Në debatet me Flamur Nokën, një pjesë të të cilave Lapsi.al i disponon, Basha ka folur me një gjuhë tjetër që përmban mbi vete peshën e vendimit, duke shmangur lavdet dhe lajkat për Berishën, siç kanë folur deri tani mbështetësit e tij. Për të mbrojtur përjashtimin e Berishës, Basha përdori dy argumente.

I pari ka të bëjë me informacione kompromentuese që ekzistojnë për Bërishën. Basha ka dhënë dy detaje të reja me këtë moment që e ka përmendur edhe në mbledhjen e mëparshme të grupit. Sipas tij, informacionet i janë dhënë nga "kupola e shtetit amerikan", jo nga zyrtarë të rangut të ulët dhe sipas tij këto informacione "i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s'keni për t'i marrë vesh kurrë", i ka thënë ai deputetëve të PD-së.

I dyti është argumenti me të cilin Basha bllokon "Foltoren", nismën e Berishës, për të mbledhur 1500 firma, me të cilat të vihet në lëvizje Kuvendi Kombëtar i PD-së. Basha ka thënë se nuk do ta lejojë mbledhjen e asnjë "forumi anti-amerikan në PD", një gjuhë e fortë, akuzuese, që paralajmëron përballje flakë për flakë me Berishën dhe që nuk ishte pjesë e strategjisë së Bashës deri dje.

Lapsi.al u njoh me një pjesë të debatit mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës, nga i cili del për herë të parë një qasje tjetër e kreut të PD-së, që këto ditë është akuzuar ashpër nga brenda partisë për përjashtimin e Berishës, por pavarësisht kësaj ka heshtur.

DEBATI NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PD

Noka - Bashës: Vendimi ndaj Berishes ishte një thikë pas shpine për demokratët. Ai i duhej lënë forumeve të PD-së ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t'ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikanëve. Ky është vendim në interes të demokratëve.

Basha: Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s'keni për t'i marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marre vendimin pa asnjë organ vendimarrës. Duhet të ishte thirrur kuvendi.

Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo kuvend sepse s'mund të ketë kuvend antiamerikan!

Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Basha: Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjeter anti-amerikan.

Noka: Ta quash kuvend anti-amerikan është diçka me diabolike se përjashtimi i Berishës. Nëse pranojmë këtë kemi pranuar që Kuvendi i Partisë Demokratike, partisë së themeluar si pro-amerikane, paska një shumicë kundër SHBA. Kjo është e pavërtetë dhe një thikë tjetër pas shpine për PD.

Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohët në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij jane thënë fjalët më të mira. Por siç ka deklaruar edhe veta ai do të ndjekë procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të daLë në shesh do të qendrojë jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD./Lapsi.al

Të këshilluara

Një muaj pushtet i talebanëve përmes fotove

Një muaj më parë qielli blu i Kabulit ishte i mbushur me balona shumëngjyrëshe dhe qyteti gëlonte nga zërat e fëmijëve që luanin të shkujdesur. E tërë kjo panor...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI