Flash

Video/ Poker në Udine për vendin e parë: Napoli kryeson kampionatin për herë të parë pas 3 vjetësh

Lapsi.al 20 September 2021
Video/ Poker në Udine për vendin e parë: Napoli kryeson

Napoli fiton në Udine (0-4) dhe rrëmben kreun e vetëm të renditjes në Serie A me pikë të plota. Të kaltrit kaluan në avantazh afër mesit të pjesës së parë me Osimhen. Dyfishimi, pak më vonë, mban firmën e Rrahmanit. Në fillim të pjesës së dytë, Koulibaly siguroi rezultatin, ndërsa Lozano, sapo u fut në fushë, shënoi edhe golin e katërt të miqve në transfertë.

Vendi i parë, në vetmi, mungonte që nga shkurti 2018 kur në përfundim të javës së 25 të Serie A Napoli kishte një pikë më shumë se Juventus. Tani komandon përsëri Napoli, që katër fitore në katër ndeshje në startin e kampionatit nuk e kishte kompletuar nga 2017. Atëherë në pankinë ishte Maurizio Sarri, por Luciano Spalletti, i kthyer në pankinë, pasi pushoi në përfundim të aventurës me Inter, i ka dhënë skuadrës soliditet, konkretizim, siguri, cinizëm. Napoli rrezikon pak, qarkullon mirë, ka super skema në topat inaktivë, avancon me forcë e në 52 minuta shpartalloi Udinese (katër gola pa pësuar) duke e mbyllur me lehtësi ndeshjen. Janë 10 golat e shënuar në 4 ndeshje nga të besuarit e Spalletti e janë vetëm dy golat e pësuar. Njësoj si Milan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI