Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Zaev: Dorëheqjet nuk i kthejnë në jetë viktimat nga zjarri

Lapsi.al 20 September 2021
Zaev: Dorëheqjet nuk i kthejnë në jetë viktimat nga zjarri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se do të largohej nga politika vetëm nëse do të mund t’i kthente jetët e 14 viktimave nga tragjedia e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Ai vlerëson se largimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vështirësonte menaxhimin me pandeminë.

“I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, Qeveri ose Parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër?

Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet” – deklaroi Zoran Zaev.

Zaev akoma i pavendosur nëse do të pranojë ose jo të 4 dorëheqjet morale si pasojë e tragjedisë.

“Unë mund të mos i pranoj ose edhe t’i pranoj dorëheqjet. Por përgjegjësia morale është realizuar. A duhet të ketë përgjegjësi tjetër, këtë do ta thonë hetimet. Mua më duhet detaje çfarë me pandeminë? Kë do ta mësojmë? A na duhet kohë plotësuese dhe sa do të na kushtojë në jetën e njerëzve”, tha Zaev.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI