Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Fauci: Të vaksinuarit me AstraZeneca mund të udhëtojnë në SHBA nga nëntori

Lapsi.al 21 September 2021
Fauci: Të vaksinuarit me AstraZeneca mund të udhëtojnë

Vendi i tij mund të mos ketë dhënë “dritën jeshile” për administrimin e vaksinës AstraZeneca kundër sëmundjes Covid për qytetarët amerikanë, megjithatë, Dr. Anthony Fauci tha sot se britanikët e vaksinuar me dozën e Universitetit të Oksfordit do të mund të hyjnë normalisht në Shtetet e Bashkuara nga nëntori.

Duke folur sot për BBC, epidemiologu kryesor amerikan tha: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të besuar se njerëzit që janë vaksinuar me AstraZeneca duhet të ndiejnë se do të ketë ndonjë problem. “Britanikët e vaksinuar me AstraZeneca do të jenë në gjendje të hyjnë në SHBA kur të lehtësohen kufizimet e udhëtimit në vjeshtë.”

Kujtohet se dje Shtëpia e Bardhë njoftoi heqjen e kufizimeve të udhëtimit pas 18 muajsh të zbatimit të tyre, nga administrata Trump në fillim të pandemisë.

Nga nëntori qytetarët e BE -së do të mund të vizitojnë Shtetet e Bashkuara me kusht që të jenë të vaksinuar kundër Covid. Vlen të përmendet se vaksina AstraZeneca është një nga katër të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

 

Të këshilluara

3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi

Ndonëse talebanët ishin angazhuar që heroina nuk do të ishte më pjesë e Afganistanit, krejt e kundërta raportohet pas një operacioni të policisë indiane. Një sa...

10:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI