Flash

'Këpuca e Artë' i dorëzohet Lewandowskit: "Dua të vazhdoj të fitoj"

Lapsi.al 21 September 2021
'Këpuca e Artë' i dorëzohet Lewandowskit: "Dua
Robert Lewandowski është vlerësuar sot në Mynih me "Këpucën e Artë" të golashënuesit evropian më të mirë të sezonit të kaluar, falë 41 golave të tij të shënuar gjatë sezonit 2020-2021. "Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Natyrisht që po vjen një gjeneratë e re, por unë kam përvojë dhe aftësi. Nuk kam mbaruar ende", tha sulmuesi polak i Bayern Munich për Kicker. "Sezoni i ri sapo ka filluar. Ka ende shumë ndeshje në të cilat unë ende mund të shënoj. Dua të fitoj me Bayern"- vazhdoi ai, që shfaq një lloj pakënaqësie për krahasimin që e vendos gjithnjë me Messin e Ronaldon -. Unë gjithmonë konkurroj me veten time. Shoh atë që mund të bëj dhe të jap. Duhet shumë punë dhe respekt", përfundoi numri 9 i bavarezëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI