Flash

Video/ Inter i çmendur, pas 45 minutash nën ton, përmbys Fiorentinën në të dytën: fiton edhe Atalanta

Lapsi.al 21 September 2021
Video/ Inter i çmendur, pas 45 minutash nën ton, përmbys

Inter ka mposhtur Fiorentinën me përmbysje 3-1 në ndeshjen e parakohëshme të javës së pestë të Serie A, duke rimarrë përkohësisht kryesimin e renditjes. Një ndeshje me dy fytyra, e dominuar në pjesën e parë nga Violat dhe e mbyllur në avantazh me një gol të Sottil në minutën e 23-të, pas tre ndërhyrjeve vendimtare të Handanovic. Përmbysja e Interit erdhi që në fillim të pjesës së dytë me Darmian dhe Dzeko që shënuan brenda tre minutave, pastaj Perisic fiksoi trisin në minutën e 87-të, kur Fiorentina luante me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Gonzalez në minutën e 78.

Fitorja e parë në shtëpi për Atalantan, që në Geëiss Stadium mposhti 2-1 Sassuolon. Sfida u zhbllokua pas tre minutash falë devijimit të Gosens, në asistin e Malinovskyi, pastaj në të 37' Zappacosta theu Consiglin me një diagonale precize në zonë. Jeshilzinjtë u rikthyen në lojë falë të majtës së Berardit në të 44', por në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi: të besuarit e Gasperinit ngjiten në 10 pikë, Dionisi mbetet me 4.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI