Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Boris Johnson: Rritja e temperaturave globale e paevitueshme, pikë kthese për njerëzimin

Lapsi.al 23 September 2021
Boris Johnson: Rritja e temperaturave globale e paevitueshme, pikë kthese

Samiti për klimën i liderëve botërorë, që do të mbahet në 40 ditë, do të jetë “pikë kthese”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson në një fjalim në Kombet e Bashkuara.

Ai ka paralajmëruar se rritja e temperaturave globale është e paevitueshme tashmë, mirëpo u ka bërë thirrje liderëve që të përkushtohen për ndryshime të mëdha në mënyrë që të luftohet ngrohja më e madhe.

Katër sektorë në të cilët duhet punuar – “thëngjilli, makinat, paratë e gatshme dhe drunjtë”, ka thënë ai.

Shtetet duhet të marrin përgjegjësi për “shkatërrimin që po i bëjnë jo vetëm planetit tonë, por edhe neve”.

“Është koha që njerëzimi të rritet”, ka shtuar ai, para mbajtjes së Samitit për Klimën që do të mbahet në Glasgou.

Kryeministri britanik ka thënë se është koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.

“Shikoni COVID-19 nëse doni shembull sesi shkencëtarët kanë pasur të drejtë”.

Johnson ka përgëzuar presidentin kinez, Xi Jinping për zotimin e tij që të ndalë ndërtimin e fabrikave me thëngjill.

Mirëpo ai i ka bërë thirrje shtetit – që prodhon 28 për qind të emetimeve të gazrave serrë – që të shkojë përtej premtimit dhe t’i japë fund përdorimit të brendshëm të thëngjillit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është dëshmi se mund të bëhet shtet i tillë. /rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI