Flash

Mamadou Coulibaly, dedikim pas golit nga frika: tani, gruaja nuk do t'a rrahë më

Lapsi.al 23 September 2021
Mamadou Coulibaly, dedikim pas golit nga frika: tani, gruaja nuk do t'a

Mamadou Coulibaly, ka shënuar golin e dytë këtë sezon me Salernitanën në Serie A dhe ka bërë dedikimin e parë të rëndësishëm për vajzën e tij që do të mbërrijë. Lojtari nënshkroi golin e barazimit 2-2 kundër Veronës, në ndeshjen e javës së pestë dhe festoi duke vënë topin nën fanellën e tij dhe, më pas, duke bërë gjestin e djepit.

Një ekzaltim që, me rastin e golit të parë në kampionat që mbërriti kundër Bolonjës, futbollisti 22-vjeçar kishte harruar ta bënte dhe nuk ia kishte hedhur lehtë. Siç raporton Fanpage, në fakt, këtë episod kurioz e ka treguar vetë futbollisti: "Dedikimi është i veçantë sepse duhet të lindë vajza ime e parë. Unë gjithashtu doja t'i kushtoja edhe të parin në Bolonja asaj, por ishte shumë gjë e bukur dhe emocionuese, ishte goli i parë në Serie A dhe harrova". Më pas vjen edhe sqarimi: "Këtë herë u kujtova menjëherë, kështu që kur të kthehem në shtëpi nuk do më godasë më me shuplaka", pranoi Mamadou Coulibaly.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI