Flash

Shkakton sherrin në fushë, Balotelli vazhdon polemikat në rrjet: "Kemi, tru, k**e e zemër"

Lapsi.al 23 September 2021
Shkakton sherrin në fushë, Balotelli vazhdon polemikat në rrjet:

Adana Demirspor, skuadra turke e drejtuar nga Montella, po humbiste 3-1 përballë Besiktas të Pjanic, kur Mario Balotelli hyri në fushë nga pankina dhe tërhoqi ekipin e tij, drejt një barazimi, me një gol dhe një asist vendimtar në minutën e 97-të. Pas golit të tij, të shënuar me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, SuperMario ka festuar duke iu afruar pankinës së kundërshtarit. Duke iu drejtuar trajnerit Sergen Yalcin, italiani ka prekur kokën me gisht. Një përgjigje e përsëritur ndaj një polemike 10-vjeçare, kur trajneri aktual i Besiktas e kishte quajtur atë "një djalë pa tru".

Në bilbilin e fundit shpërtheu një sherr i kontrolluar me vështirësi. Polemika, siç pritej, ka vazhduar në mediat sociale. Balotelli ka shpejtuar të postojë një kolazh në të cilën riafirmon konceptin me tre fotografi elokuente dhe komentin: "Ne kemi tru dhe mbi të gjitha kemi k**e dhe zemër! Një zemër të madhe dhe ne jemi krenarë për këtë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI