Flash

Kërkoi pavarësi nga Spanja, lideri separatist i Katalunjës arrestohet në Itali

Lapsi.al 24 September 2021
Kërkoi pavarësi nga Spanja, lideri separatist i Katalunjës

Lideri separatist katalanas në ekzil, Charles Pugdemond, është ndaluar në Itali nga një urdhërarrest të lëshuar nga Spanja. Ai akuzohet për kryengritje, me anë të referendumit për pavarësi të zhvilluar në 2017-n, të cilin gjykata e shpalli të paligjshëm. Në atë periudhë, Pugdemond ishte president i Katalunjës, por më pas u arratis për në Belgjikë. Ai jeton atje dhe është anëtar i Parlamentit Europian. Arrestimi i liderit katalanas është bërë në aeroportin e Sardenjas, ku po shkonte për të marrë pjesë në një festival folklori për Katalonjën.

Një gjykatës italian do të vendosë nëse ai do të lirohet apo ekstradohet për në Spanjë. Pugdemond i kishte rezistuar ndalimit dhe ekstradimit deri më tani pasi si eurodeputet kishte imunitet. Por Parlamenti Europian ia hoqi mbrojtjen në muajin mars.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI