Flash

Herën e fundit me Partizanin pritës, Vllaznia triumfoi me golin e Markut, tani me të kuqtë: ja statistikat e kryendeshjes

Lapsi.al 25 September 2021
Herën e fundit me Partizanin pritës, Vllaznia triumfoi me golin e

Partizani-Vllaznia ka marrë gjithë vëmendjen e javës së tretë të Superiores, teknikët madje kanë lënë pushim titullarët në Kupë për tu përballur me përgatitjen e duhur në Elbasan Arena të dielën, duke i besuar eksperiencës, zgjidhjeve taktike e historisë. Në cështje statistikash në fakt nuk ka praktikisht ndeshje, me Partizanin dominues në 160 përballjet e kampionatit përballë kuqebluve: 72 fitore për kryeqytetasit dhe 41 barazime me një golavarazh që është e kuptueshme që do të ishte në favor të të kuqve 214-151.

Historia dëshmon suksesin e Partizanit, në bilancin me kundërshtarin e të dielës, që këtë herë e gjen me tre pikë më shumë, e me moral të lartë dhe me të vetmen të dhënë të përplasjeve në favor të fiksuar në kampionatin e kaluar. Katër përballje, dy barazime e dy suksese të Vllaznisë, një revansh për katër fitoret e arritura në katër ndeshjet e sezonit 2019-20 nga Partizani, fitorja e fundit e të cilëve daton në 24 korrik 2020 dhe është fiksuar me një 3-0 që nuk linte dyshime.

Në 47 triumfet e shkodranëve, e fundit ka qenë ajo e 21 majit 2021 dhe ka qenë pikërisht në herën e fundit që dy skuadrat janë vënë kundër njëra-tjetrës. Interesant është edhe fakti se ajo ndeshje është vendosur me penalltinë e Herald Markut në minutën e 74, lojtari që atëherë i dha suksesin kuqebluve, ndërsa tani kërkon të bëjë të njëjtën gjë por për kryeqytetasit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI