Flash

Guardiola, vendos rekordin: është tekniku me më shumë fitore në historinë e Manchester City

Lapsi.al 26 September 2021
Guardiola, vendos rekordin: është tekniku me më shumë fitore

Triumf me rivalin direkt, në shtëpinë e tyre për më tepër e një rekord unik. Nuk mund të ishte ditë më e veçantë për Pep Guardiolan ajo pas fitores kundër Chelsea. Tashmë Manchester City është rikthyer në krye të Premier League dhe trajneri katalanas ka vendosur një tjetër rekord. Me 221 fitore spanjolli është bërë më i suksesshmi në historinë e Citizens, duke tejkaluar Les McDoëall, i cili arriti 220 suksese, por në trembëdhjetë sezone.

"Jam shumë krenar - komentoi Pep në lidhje me këtë rekord - Kjo periudhë e përjetuar së bashku është madhështore. Ne mund të humbasim ndeshje, madje edhe të humbasim finale, por ne luajmë me guxim të jashtëzakonshëm çdo ndeshje të vetme. Ne shkojmë të luajmë lojën tonë çdo herë dhe kjo më bën krenar", u shpreh spanjolli, që në karrierë është ulur edhe në pankinën e Barcelonës e Bayern Mynih.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI